Një vaksinë e re kundër Covidi 19-tës pritet të dalë muajin e ardhshëm, edhe pse ekspertët dhe analistët e shëndetit këshillojnë që vala e re e sëmundjes të pritet me gjakftohtësi pavarësisht, se sipas tyre, shtrimet në spital nga variant i ri i Omicron-it.
I pagëzuar me emrin”Eris”, po shtohen në mbarë SHBA-në. Shpresat e tyre janë që amerikanët ta mirëpresin vaksinën e re, ashtu siç do të bënin me një vaksinë të zakonshme gripi.
Megjithatë, kërkesa për vaksinat e Covid-it ka pësuar në përgjithësi një rënie të ndjeshme që prej vitit 2021, kur u vendos në dispozicion për herë të parë. Më shumë se 240 milionë njerëz në SHBA, ose 73% e popullsisë, morën të paktën një dozë të tyre, por interesi tashmë ka rënë shumë.
Pfizer – prodhuesi më i madh i vaksinave të mRNA me BioNTech – së fundi paralajmëroi se mund të t’i duhet të shkurtojë vende pune, dhe rival ii tij i madh Moderna, e pranoi se kërkesa mund të mos i kapërcejë 50 milionë dozat.
Vitin e kaluar, shitjet e vaksinave të Pfizer dhe Moderna arritën në 56 miliardë dollarë në mbarë botën; analistët parashikojnë rreth 20 miliardë dollarë për këtë vit.
Vaksina e përditësuar kundër Erisit do të ofrohet nga shtatori. Ekspertët thonë se shqetësimi nga Covidi këtë vit ka rënë ndjeshëm, ndërsa i mëshojnë idesë që vaksinimit të të moshuarve dhe kategorive të tjera të rrezikuara, të cilat mund të kenë pasoja më të rënda nëse preken nga koronavirusi./topchannel