Eventi kulturor- tradiconal “Logu i Bjeshkëve”, ka ulur siparin për edicionin e radhës në Qafë të Predelecit në Kelmend të Malësisë së Madhe. I organizuar nga Bashkia Malësi e Madhe nga 2015- a e në vijim, ky event vit pas viti tërheq vëmendjen e shqiptarëve nga të gjitha trevat ku ata jetojnë.

Është një manifestim i vlerave të gjithnashme të Malësisë së Madhe, mundësi e shkëlqyer promovimi e resurseve të jashtëzakonshme që mbart, mundësi takimesh por e njohjesh të reja e mbi të gjitha, konkurs i bukurisë malësore nga të gjitha trevat, brenda e jashtë kufirit shtetëror.

Pavarësisht se për shkak të kushteve atmosferike u shty me një javë, nga data 6 në 13 gusht, interesi sërish ishte i lartë, në atë që sot mund të quhet me plot gojën një festë popullore.

Vajzat pjesëmarrëse në këtë event ishin të gjitha të hijshme e të bukura por vetëm njëra prej tyre do të meritonte kurorën e bukurisë “Miss Bjeshka 2023”. Fati dhe fitorja i kanë buzëqeshur Aureljana Vushaj nga Vermoshi, e cila ka marrë kurorën nga fituesja e një viti më parë Dila Bunjaj.