Dy vatra zjarri janë shënuar sot në Njësinë Administrative të Velipojës, njëra në qendër të plazhit në rrugën 4 dhe tjetra në fshatin Reç.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimit zjarrfikës, i vendosur në Velipojë për periudhën e sezonit veror, zjarret janë vënë nën kontrolle dhe shuar brenda një kohe të shkurtër.

Kanë qenë të shpeshta rastet e zjarreve të tilla ditët e fundit, në territorin e Bashkisë, dhe sipas ekspertëve shkaku kryesor është pakujdesia apo zjarrvënia e qëllimshme, prandaj thirrja është për të gjithë qytetarët që të tregohen të kujdesshëm, të mos bëhen shkak për zjarret e nëse evidentojnë raste të tilla të komunikojnë menjëherë në numrat e emergjencës #128 dhe +355676878691.