Biznesemenë, prokurorë, komisarë policie dhe të tjerë janë arrestuar nga SPAK, nën akuzën e një grupi të strukturuar kriminal, ku midis të tjerash është zbardhur dhe një vrasje. Goditja e grupeve kriminale erdhi pas zbërthimit të bisedave mes grupeve kriminale.

Në një intervistë për Report Tv, analisti Lavdrim Lita tha se aplikacioni ‘SKY’ me të cilin flisnin bandat kriminale është zbërthyer nga xhandarmaria franceze e cila ka mbërritur pak ditë më parë pranë SPAK. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Lita tha se komunikimet janë zbuluar nga autoritetet franceze e pas zbulimit të këtyre komunikimeve SPAK ka bërë gati urdhër-arrestet.