Këshilli Kombëtar i PD i drejtuar nga Gazment Bardhi këtë të enjte ka vendosur të anulojë zgjedhjet e datës 29 Korrik 2023, duke e konsideruar procesin antistatutor dhe fars.

Ata shprehen se nuk e njohin mbledhjen e 6 qershorit kur u hap gara nga mbështetësit e Bashës në Kryesinë e PD.
Pavarësisht anulimit nga Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës, mbledhja u zhvillua dhe prezent ishin 245 anëtarë.

Pas relatimit të Sekretarit të Përgjithshëm, Këshilli Kombëtar ka konstatuar dhe pranuar dorëheqjen e datës 21 mars 2022 të Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe dorëheqjen e datë 17 Maj 2023 të Nënkryetari të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj.
Ndërkohë, u shtyu për në një mbledhje tjetër vlerësimin mbi dorëheqjet e Nënkryetarëve Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku, të cilët i qëndrojnë dorëheqjes së tyre, edhe pse nga ana e Këshillit nuk u konsideruan si të parevokueshme.
Kujtojmë se Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës në vendimin e një dite më parë tha se Gazmend Bardhi nuk ka kompetencë për thirrjen e mbledhjes së Këshillit në asnjë rast tjetër përveçse kur bëhet fjalë për komandim të një nënkryetari kur posti i kryetarit mbetet vakant.
Top Channel