Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka rrëzuar të gjitha kërkesat e opozitës, duke theksuar se nuk ka përfshirje të administratës në zgjedhje. Celibashi hodhi poshtë kërkesat dhe faktet e depozituara nga opozita në lidhje me shkeljet administrative, në kundërshtim me parashikimet e nenit 91 të Kodit Zgjedhor në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në kërkesën e drejtuar KQZ-së nga Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe Zj. Albana Vokshi, Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, renditen të gjitha shkeljet e kryera nga:

Zj. Emiriana Sako, kryetar i bashkisë Durrës; Zj. Irena Toshkallari, drejtori i Zyrës Vendore Arsimore Parauniveristare Vlorë- Himarë; Z. Ermal Dredha, kandidat për kryetar të bashkisë Vlorë; Zj. Bukuri Ballhysa, drejtor i shkollës 9- vjeçare “28 Nëntori” Pekisht; Z. Leonard Greku, drejtori i shkollës “18 Tetori” Lushnje; Z. Rahim Spahiu, kryetar i bashkisë Dibër; Z. Adriatik Mema, kryetar i bashkisë Skrapar; Z. Gledian Llatja, kryetar i bashkisë Elbasan; Zj. Evis Kushi, Ministër i Arsimit dhe Sportit; Z. Ermir Çela, drejtori i Zyrës Vendore Arsimore Parauniveristare Elbasan; Z. Agron Malaj, kryetar i bashkisë Mat.

Z. Rakip Suli, Kryetar për bashkinë Kamëz, Zj. Floreta Faber, Ambasadore e Shqipërisë në SHBA, Z. Florian Pullazi, Administrator i Njësisë Administrative nr. 2, Bashkia Tiranë, Zj. Emiriana Sako, Kryetare për bashkinë Durrës, Z. Ilirjan Engjelli, Administrator i Njësisë Administrative nr. 11, Bashkia Tiranë, Zj. Liri Qoshi, Administratore e Njësisë Administrative nr. 4, Bashkia Tiranë, Zj. Alma Dervishaj, person përgjegjës përMinistrinë e Shendetesisë dhe Mbrojtjes Sociale, Z. Rahim Spahiu, Kryetar dhe kandidat për bashkinë Dibër.