Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në njësinë Pult të Dukagjinit, konkretisht në fshatin Plan. Një fuoristradë ka rënë në humnerë. Për pasojë një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Ai quhet Gjelosh Rushaj.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetarja Emi Kalaja, makina ka rënë disa metra poshtë në humnerë në një zonë të thepisur me shkëmbinj. Vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.