Pika e fundit e rendit të ditës e mbledhjes së parë të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, ishte përcaktimi i 7 emrave që do të përfaqësojnë këtë njësi qeverisje vendore në Këshillin e Qarkut Shkodër.

Partia Socialiste ka propozuar 6 emra dhe konkretisht:

Hilmi Lakti
Blediana Nika Osja
Edmond Ndou
Erinda Doda Kavaja
Fatbardh Dama
Vjollca Petani

Ndërkohë, Partia Socialdemokrate ka propozuar vetëm një emër, atë të Marina Duhani.

Në këtë pikë, “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar që ky koalicion të përfaqësohet në Këshillin e Qarkut në bazë të përqindjes aë ka në Këshillin Bashkiak, duke kërkuar 5 minuta pushim për konsultime.

Pas rifilimit të mbledhjes, antari i komisionit të votimit i “BF” Florian Bjanku është larguar, duke bërë që procesi të vijojë me 2 antarët e tjerë, të cilëve iu bashkua Izmira Ulqinaku Rusi. Mësohet se në këtë pikë të rendit të ditës, mungojnë 5 këshilltarët e PD- së.