Për Emina Cunmulajn sot është një ditë e veçantë, pasi ajo dhe bashkëshorti festojnë 8-vjetorin e ceremonisë së martesës.
Modelja e njohur ka vendosur që me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, të ndajë disa fotografi nga dita e tyre e madhe dhe e veçantë.
‘8 vite’, shkruan Emina bashkëngjitur me imazhet e bukura të dasmës.
Kujtojmë se Emina dhe magnati i hoteleve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, izraeliti Sam Nazarian u martuan në vitin 2015. Ata janë prindër të 3 fëmijëve, 2 vajzave dhe 1 djali.
Pak ditë më parë modelja u përfshi në zgjedhjet në Mal të Zi. Ajo tha se nuk merret me politikë, pavarësisht se e kishte një dëshirë të madhe për të mbledhur votat në Mal të Zi për shqiptarët.
Kujtojmë që modelja është nga me origjinë nga Tuzi, por ka lindur në SHBA, teksa aktualisht pret edhe konfirmimin si “Konsulle e nderit e Republikës së Shqipërisë”.