Është zhvilluar ditën e sotme konstituimi i Këshillit të Bashkisë Vau Dejës. Krytari i ri i Bashkisë Vau Dejës, Kristjan Shkreli, u betua para Këshillit bashkiak ,të dalë nga zgjedhjet e 14 majit .
Shkreli falenderoi për mbështetjen kryeministrin Rama dhe ministren Elisa Spiropali.
Kryebashkiaku ri ftoi për bashkëpunim anëtarët e këshillit të ri për të mirën e Bashkisë Vau Dejës.
Gjatë kësaj seance, me vota unanime u zgjodh dhe kreu i këtij keshilli, Ervis Shimaj, pjesë e forcës politike të PSD-së,forca e parë në zgjedhjet vendore.
Nënkryetarë të kësaj bashkie u zgjodhen Paula Pleshaj e PS-së dhe Frano Prenga i PSD-së.
Të pranishëm në seancën e parë të Këshillit bashkiak Vau Vejës ishte edhe ministrja Elisa Spiropali, prefektja e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni dhe deputeti i PS, Frrok Gjini.