Kreu i qeverisë, Edi Rama zhvilloi takim me ambasadoren Yuri Kim në rezidencën amerikane. Ende nuk dihet arsyeja e takimit të tyre që ka zgjatur disa orë. Takimi vjen pak orë pasi Vangjush Dako u arrestua me urdhër të SPAK së bashku dhe me 9 ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit.

Dako akuzohet për shpërdorim të detyrës në dy raste. Një rast është kallëzim i një grupi banorësh të një pallati që pretendojnë se ka patur shkelje në kolaudim. Një kallëzim është nga Ferdinand Xhaferri në prag të zgjedhjeve 2021 në atë kohë kur ishte kryetar i PD-së, dega Durrës.
Mbrëmjen e sotme, pasi avokati Petrit Ismaili e quajti të nxituar arrestimin e Dakos duke thënë se SPAK është nën tryesninë e ndërkombëtarëve por dhe të medias. Deklarata e avokatit u bë para drejtorisë së policisë së Tiranës ku prej pasdites së sotme mbahet Vangjush Dako.

Ndërkohë më 2 qershor nga qelia u lirua ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri për të vuajtur dënimin e mbetur në banesë. Nuk dihet nëse pjesë e bisedës mes diplomates amerikane do të jetë dhe arrestimi i Dakos dhe lirimi i Tahirit, dy figurave të rëndësishme për Partinë Socialiste vite më parë.