Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati, ka deklaruar në mbledhjen e Kryesisë së PD-së se ajo çfarë i shërben më shumë demokratëve eshtë krijimi i një platforme për bashkimin e të gjithë frontit opozitar, nëpërmjet një kuvendi pajtimi. Në këtë Kuvend është me rëndësi strategjia e komunikimit, duke iu drejtuar çdo opozitari dhe qytetari të këtij vendi. Bushati trumbetoi se është koha për të hedhur një hap pas, për t’u bërë krahë figurave të reja që do të përfaqësojnë PD-së, e që do marrin përgjegjësinë për ta ringritur këtë forcë.

“Ajo çfarë propozoj dhe çfarë besoj dhe kam besuar që nga shtatori i 2021, se ajo çfarë i shërben më shumë se kurrë demokratëvë dhë Partisë Demokratike në këto momente, eshtë krijimi i një platforme për bashkimin e të gjithë frontit opozitar nëpërmjet një kuvendi pajtimi, me njerëz dhe strategji komunikimi të re e të vërtetë, me të cilën i drejtohemi çdo demokrati, opozitari dhe qytetari të këtij vendi.

Vlerësoj se është më e drejtë duke filluar nga unë dhe shumica e atyre që kemi humbur sfida qarqesh apo në nivel kombëtar, se është koha të bëjmë një hap pas dhe të jemi mbështetje për figurat e reja që do të përfaqësojnë Partinë Demokratike dhe do të marrin përsipër përgjegjësinë për ta ringritur atë bashkë me ne”.