Karrige, beton, piston të improvizuar janë disa prej formave që qytetarët apo subjekte të ndryshme kanë gjetur për të zaptuar hapësirat publike duke bllokuar vend parkimet.

Pushteti vendor prej vitesh ka qenë inegzistent sa i takon zgjidhjes së problemit të parkingjeve. Por jo vetëm kaq,me një polici bashkiake e cila figuron vetëm në letër, parkingjet e zaptuara me mjete të ndryshme rrethanore i gjen në çdo aks duke u kthyer në shqetësim jo vetëm për drejtuesit e mjeteve por edhe për kalimtarët.

Apeli i drejtohet Bashkisë Shkodër dhe strukturës së policisë bashkiake si dhe policisë rrugore e asaj të qarkullimit që të marrin masa për rikthimin në normalitet.Duke iu shmangur detyrimeve për të paguar vend parking, bizneset zgjedhin të kalojnë në pa ligjshmëri duke i bllokuar me goma apo karrige. Parkingjet mbeten sfidë dhe nevojë e madhe për qytetin e Shkodrës, ndërsa mungesa e tyre po shkakton çdo ditë e më tepër vështirësi lëvizjeje. Drejtuesit e automjeteve shpesh detyrohen të parkojnë në rrugicat e qytetit, ndërsa kjo penalizon banorët e lagjeve.