Perdorimi i procedurës së përshpejtuar ka bërë që situate deri në këto momente pranë pikës kufitare të Muriqanit të jetë e qete dhe pa rradhë të gjata.

Ndonëse numeri I turistëve në hyrje dalje është shtuar ndjeshem.Sipas të dhenave nga pika doganore e Muriqanit në 48 orët e fundit janë regjistruar në total në hyrje-dalje 21 500 shtetas dhe 6145 mjete. Aktualisht po punohet me 3 sportele në dalje dhe 2 në hyrje. Pritjet kanë qënë vetëm disa minuta duke shmangur sorollatjet e viteve të shkuara.

“Shifrat praktikisht rezultojnë të jenë shumë më të larta se sa vitin e kaluar. Masat janë marrë që çdo gjë të shkojë në rregull, të ketë një koordinim midis policisë së kufirit, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit si dhe Drejtorisë së Doganave me qëllim që të mos kemi asnjë lloj episodi të pakëndshëm. Është pjesë e kartëvizitës dhe pjesë e mikpritjes së turizmit shqiptar”, tha disa ditë më parë vetë Ministrja e Tirizmit Mirela Kumbaro. Angazhim i përforcuar u premtua edhe nga drejtori i doganave Gent Gazheli.

Gjatë muajve janar-prill 2023, në Shqipëri kanë hyrë rreth 1,7 milionë vizitorë të huaj, ose 57% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.Në kuadër të përmirësimit të shërbimit jo vetëm masa për procedura të përshpejtuara por edhe përmirësim nga ana vizuale ku godina e doganës së Muriqanit tashmë shihet e transformuar.