Rikthimi i mundshëm i Leo Messit tek Barcelona duket se tashmë është në rrugën e duhur, pasi La Liga i ka dhënë ‘ok’ klubit katalanas për të transferuar me parametra zero legjendën e tyre.

Dakordësia është bërë me dije nga vetë La Lgia. Ndërsa Barcelona duhet të bëjë edhe disa kursime të tjera këtë verë, duke përfshirë edhe rreth 40 milionë euro nga skuadra e Basketbollit.

Tani që plani është miratuar, përveçse mund të regjistrohen kontratat e futbollistëve tashmë të rinovuar si Ronald Araujo dhe Gavi, mund të kompletohet edhe marrëveshje me Iñigo Martínez.

Tashmë katalanasit do të jenë në gjendje të negociojnë me Leo Messit dhe t’i dërgojnë këtij të fundit një ofertë zyrtare.