Pas 41 vitesh punë Idriz Troshani dhe Vasilika Sterkaj janë dy infermierët në repartin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës të cilët dolën në pension. Sindikata e shëndetësisë në Shkodër i dha një certifikatë mirënjohje dy infermierëve për kontributin e tyre.Dy infermierët tregojnë se si nisën punën në spital para 41 vitesh.
Momenti më i vështirë për dy infermierët është viti 1997’ kur u hapën depot e armëve dhe në spital shkonin me dhjetra të plagosur në ditë.
Idriz Troshani dhe Vasilika Sterkaj kujtojnë me respekt kirurgët që kontribuan për vite me radhë në spitalin e Shkodrës por edhe ata që janë aktualisht.
Një moment i paharruar është kur mbeti i vrarë doktor Zamir Shazi brenda spitalit të Shkodrës, ngjarje në të cilën Vasilika ishte prezente.
Në fund dy infermierët që tashmë do shijojnë vitet e pensionit i bëjnë thirrje brezit të ri të infermierëve që të mos largohen nga Shqipëria për të kontribuar për vendin e tyre.
Idriz Troshani dhe Vasilija Sterkaj janë dy infermier që i përkasin një plejade të artë infermierësh e mjekësh në spitalin e Shkodrës, traditë e cila vijon edhe në ditët e sotme / star plus tv /