Vllaznia arriti të mbyllte Kategorinë Superiore në vendin e 4-të duke arritur kështu edhe kualifikimin në Conference League. Pas përfundimit të Abbisnet Superiore, shkodranët vendosnin të mos vazhdonin me teknikun Goce Seldoski.

Kjo gjë ka bërë që klubit të jetë në ajër për sa i përket lojtarëve që u ka skaduar kontrata. Në Shkodër nuk kërkojnë të bëjnë asnjë hap pa emëruar timonierin e ri të skuadrës. Ky emërim pritet të vijë në ditët e para të javës, ku edhe skuadra do të fillojë fazën përgatitore për Conference League.

Të gjendur në këto kushte kuqeblutë kanë gati gjysmën e ekipit, saktësisht 13 futbollistë pa kontrata. Bëhet fjalë për lojtarë tepër të rëndësishëm si Liridon Latifin, Elvedin Heric, Fjoart Jonuzi, Erdenis Gurishtën, Herald Markun. Latifi dhe Jonuzi me shumë mundësi nuk do të jenë pjesë e Vllaznisë sezonin e ardhshëm pasi janë pranë marrëveshjes me Ballkanin e Ilir Dajës. Kaina Nunes është pranë Tiranës ndërsa Aralica mund të quhet i larguar prej kohësh.

Ndërsa krejt ndyshë është situata për Heric i cili do të largohet nga qyteti i Shkodrës pasi klubi nuk ka më interes për të. Herald Marku dhe mbrojtësi Juric kanë opsionin për rinovim dhe kështu pritet të ndodhë ndërsa për të tjerët mbetet një enigmë.

Megjithatë një situatë tepër delikate mbetet ajo e Gurishtës, të cilit i ka përfunduar kontrata. Në Shkodër nuk kanënjë garanci nga ana e lojtarit nëse do të vazhdojë apo jo. Kjo gjë bën që drejtuesit të vendosin për trajnerin sa më shpejt./newsport/