Kryeministri Rama ka shtuar se kush ka pasur “2 Lekë pushtet” në Partinë Socialiste, e ka parë Hipotekën si një zonë trafiku interesash të veta dhe se qytetarët nuk marrin lehtësisht certifikatën e pronësisë. Gjatë turit të falenderimit për besimin që i është dhënë PS-së në Tiranë, kryeministri Edi Rama është ndalur dhe tek çështja e pronave. Gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se Hipoteka është trajtuar ndër vite si një vend ku të fuqishmit e PS punësojnë njerëz teksa shton se për këtë duhet të ju vijë “turp” pasi nuk është bërë mjaftueshëm për reformën në drejtësi.

“Kush ka pasur “2 Lekë pushtet” në parti, e ka parë hipotekën si një zonë trafiku interesash të veta. Këtë të vërtetë është mirë ta themi, të na vijë turp nga kjo gjë. Kush ka dorë në këtë turp, duhet të heqë dorë dhe ajo agjenci duhet të bëhet bankë. Ashtu siç nuk i shkon mendja njeriu ti thotë bankës shteti se ca duhet të bëjë, ashtu s’duhet ti shkojë mendja njeri që të merret me pronat e shqiptarëve, se kjo është kulminante,”-tha Rama ndër të tjera.

FJALA E PLOTË:

Kemi një problem të madh, s’kemi stabilitet në çështjen e pronës. Këtu flas për faktin që sot një shqiptar i zakonshëm akoma nuk e ka të lehtë 100% që të marrë nga hipoteka certifikatën e pronësisë, se e ka atje, që ta nxjerrë se i duhet. Shumëkush për ta marrë… Ka shumë lidhje se ne kemi përgjegjësinë që një bankë, hipoteka është një bankë, është një bankë pasurish të patundshme, e kemi trajtuar si një vend ku të fuqishmit e kësaj partie punësojnë njerëz. Duhet ta themi këtë, se ne nuk mundemi dot të krenohemi me reformën në drejtësi, nëse jemi pengesë për trajtimin e drejtë të qytetarëve. Nuk ka ndodhur që një person i lidhur me pushtetin dhe madje në nivele të larta, kjo ndodh vetëm sot dhe falë reformës q mbështesim ne. Kjo është njëra anë, por ana tjetër është cilën drejtësi bëjmë në të përditshmen tonë në dyert e Kadastrës. Si mundemi në që ti themi vetes që e meritojmë atë votë, atë besim, nëse ne nuk u japim atyre njerëzve? Si mund t’i gëzohemi asaj fitoreje pa e menduar faktin që pjesa më e madhe e këtyre njerëzve akoma sot nuk trajtohen si njerëz në Kadastër?

Po cilën drejtësi bëjmë ne në të përditshmen tonë në dyert e Kadastrës dhe si mundemi ne që t’i themi vetes që ne e meritojmë atë votë dhe atë besim nëse ne nuk i japim atyre njerëzve, si mund të shkojmë ne dhe të flemë të qetë? Si mund t’i gëzohemi kësaj fitoreje pa e menduar faktin që pjesa më e madhe e atyre që na kanë votuar ne, nuk trajohen si njerëz në Kadastër? Ashtu siç nuk i shkon mendja njeriu ti thotë bankës shteti s eca duhet të bëjë, ashtu s’duhet ti shkojë mendja njeri që të merret me pronat e shqiptarëve, se kjo është kulminante. Kush ka pasur “2 Lekë pushtet” në parti, e ka parë hipotekën si një zonë trafiku interesash të veta. Këtë të vërtetë është mirë ta themi, të na vijë turp nga kjo gjë. Kush ka dorë në këtë turp, duhet të heqë dorë dhe ajo agjenci duhet të bëhet bankë. Ashtu siç nuk i shkon mendja njeriu ti thotë bankës shteti se ca duhet të bëjë, ashtu s’duhet ti shkojë mendja njeri që të merret me pronat e shqiptarëve, se kjo është kulminante. Ne kemi mundësi që pas 2 vitesh, këtë pritshmëri të madhe, të mos e kemi humbur dhe të mos e shohim atë hartën që të ndryshojë, por të shohim se si ajo mund të ndryshojë akoma më shumë për ne dhe kjo nuk ka të bëjë fare me fundin e demokracisë.