50 vite nga një prej ngjarjeve kulmore në historinë e qëndresës antikomuniste, por edhe të lëvizjes për liri e demokraci. Revolta e Spaçit jehon edhe sot, duke na ftuar të reflektojmë dhe të mos e harrojmë të shkuarën.

Liria është gjëja më e çmuar për njeriun, por për ne si komb, kostoja që kemi paguar për ta fituar këtë liri ka qënë e madhe.

Thirrjet “Poshtë komunizmi” dhe “Rroftë Shqipëria e Lirë” në 21 Majin e 1973, nga ajo revoltë që u shtyp me gjak, jehuan fuqishëm mes maleve të Mirditës për t’u përhapur në mbarë vendin. Qëndresa e heronjve të revoltës së Spaçit, është një prej mësimeve më të mira për brezat e ri se si të përballemi me të keqen që mbjellin regjimet.

Duke përkujtuar këtë ngjarje, sot ne të gjithë i bëjmë shërbimin më të mirë vendit dhe të ardhmes. Asgjë nuk duhet marrë si e mirëqenë, as liria e arritjet që 3 dekada më parë i fituam. Nderim heronjve të revoltës së Spaçit dhe aktit të tyre antikomunist!

Ai zë lirie që triumfoi mbi represionin dhe frikën le të jetë frymëzim në çdo kohë