Mbrëmjen e djeshme në Tiranë është zhvilluar një prej martesave më të bujshme në sektorin e biznesit, edhe pse mediat rozë nuk kanë folur shumë për këtë event.

Bëhet fjalë për martesën e vajzës së politikanit dhe sipërmarrësit Tom Doshi, Borana, me biznesmenin Bruno Çela.

Martesa është mbajtur në një prej hoteleve më luksoze të Tiranës, ndërsa sa i takon arredimit të ambientit pamja ka qenë përrallore.

Mijëra lule janë përdorur për të krijuar një ambient magjik, për çiftin, ndërkohë që nuk kanë munguar si të ftuar as personazhe të momentit në showbiz, siç është edhe Luizi dhe Kiara.

Këta të fundit kanë postuar foto nga martesa e vajzës së Doshit, ndërkohë që Luizi ka postuar dhe me djalin e biznesmenit, një nga mbështetësit e tij më të mëdhenj gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së Big Brother.

Kurorëzimi i dashurisë së Boranës dhe Brunos është lënë pas zgjedhjeve, ku jo vetëm Tom Doshi ka qenë i angazhuar, por edhe dhëndri i tij Bruno Çela është përzgjedhur si këshilltar bashkiak në Tiranë./faxweb.al