Të dashur banorë të Bashkisë Vau Dejës, Ju drejtohem sot, pas këtyre 30 ditëve fushatë elektorale,
Kjo fushatë për të gjithë ne ishte ndryshe, jemi takuar afër, kemi shtrënguar duart, kemi folur hapur për shqetësimet tuaja, kemi diskutuar së bashku projektet për të ardhmen. Gjatë kësaj fushate, ne e pamë njëri–tjetrin në sy, në të gjitha takimet, duke premtuar besim reciprok, për të çuar përpara seriozisht angazhimet tona, për të bërë më të mirën për Ju, për komunitetet tona, për Bashkinë tonë!
Gjatë gjithë viteve që kemi drejtuar së bashku, Ju keni qënë forca ime më e madhe, sepse keni qëndruar afër meje, e nuk më braktiset asnjëherë, duke qënë mbështetje dhe frymëzim për mua, që të ndërmarr këtë hap kandidimi, për Kryetar Bashkie, me qëllimin e mire për të çuar perpara, zhvillimin e Bashkisë Vau Dejës në gjithë territorin së bashku me njerëzit e saj!
14 Maji për banorët e Bashkisë Vau Dejës, është një datë, që ndan drejtimin dhe të ardhmen për familjet tona, për fëmijët tanë, është dita ku përcaktojmë bashkarisht të ardhmen e drejtimin që duam për gjithësecilin në bashkinë tonë!
Më 14 Maj, me votën tuaj, do t’i jepni fund modelit të dyerve të mbyllura të Bashkisë Vau Dejës për banorët e saj!
Ju ftoj që t’i drejtohemi qendrave e kutive të votimit, duke marrë pjesë masivisht në votime, gjithë banorët e Njësive Administrative të Vau Dejësit, Bushatit, Hajmelit, Shllakut, Vig Mnelës dhe Temalit, dhe me votën tuaj do ta kthejmë bashkinë tek qytetarët e saj, sepse Ju të gjithë meritoni shërbime e institucione publike serioze, që Ju përgjigjen në çdo kohë e për çdo nevojë, duke ju dhënë zgjidhje me respekt dhe profesionalizëm!
Zef Hila mesazh banoreve : 14 Maji është dita ku përcaktojmë bashkarisht të ardhmen
Related Posts
Policia e Shtetit operacion me urdhër të SPAK kontrolle në disa qytete
Një operacion po zhvillohet nga Policia e Shtetit, me urdhër të SPAK. Burime bëjnë me dije se janë lëshuar më shumë se 10 urdhër arreste për krim të organizuar dhe…
RAI “zbulon” Shkodrën, një ekip i “Linea Verde” po përgatit një emision mbi bukuritë e veriut
Shkodra, qyteti i bukurive të shumta ka marrë vëmendjen e vazhdueshme vitet e fundit të atyre që duan ta shohin nga afër atë. Një grup xhirimi i emisionit të njohur…