Shkodra është qyteti i njerëzve pasionantë. Themeluesit e KF Shkodra prej gati 27 vitesh kanë krijuar një përvojë kaq domethënëse për futbollin dhe fëmijët e talentuar, që shpesh në këtë klub kanë ndërtuar të ardhmen.
Me shumë kënaqësi mësova prej tyre se e kanë gati projektin për një fushë të re futbolli, ku edhe FSHF ka marrë përsipër të kontribuojë.
Si drejtues i Bashkisë Shkodër, padyshim që do të angazhohem në realizimin e këtij projekti. I përgëzoj shumë për këmbënguljen e uroj shumë që nisma të tilla të shtohen ditë pas dite në qytetin tonë.