Shkodra Moderne, Benet Beci lançon projektin e madh para te rinjve te Shkodres

“Këtu kemi një nga projektet e reja që për herë të parë unë po i zbuloj me ju…Shkodra Moderne është edhe diviza që do të doja ta ndaja me ju dh eta kuptoni që e gjithë ajo që po vjen, që është rikrijimi I një Shkodre përkrah qyteteve të tjera europiane, fillon me disa nga projektet e tilla. Hyrja e Shkodrës dhe krahu tjetër pranë Urës së Bunës janë dy zona të cilat do të kenë një atraksion të jashtëzakonshëm që I japin një zhvillim zonës së Bunës. Krijimi I Skodre Moderne në vetvete është një motiv I mjaftueshemë që kërkon patjetër bashkëpunim tuaj. Nuk është vetëm ceshtje investimesh, është ceshtje e nje shpirti te jashtezakonshëm që ka qyteti jonë dhe të një rinie të jashtëzakonshme që ka qyteti jonë. Ne jemi bashkë në këtë zhvillim te qytetit, ne do te kapim kohen e humbur, ju nuk duhet te largoheni dhe kjo nuk eshte nje fjale klishe, ne qe po punojme sot do te ju japim argumente qe nuk duhet te largoheni dhe te krijojme mundesi q eta gjeni veten këtu.