Luiz Ejlli kishte dy gëzime në një natë, ku u shpall fitues i këtij edicioni të dytë të Big Brother Vip, duke rrëmbyer çmimin e madh dhe kurorëzoi dashurinë e lindur brenda shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri me moderatoren Kiara Tito.
Ceremonia civile u celebrua nga kryetari Erion Veliaj në tarracën e Bashkisë së Tiranës mes familjes e miqve të çiftit. Luizi ashtu siç kishte thënë, vizitën e parë e ka bërë në Shkodër. Ai është parë në orët e para të mëngjesit në qytetin e lindjes.
Ai kishte deklaruar se pasi të mbaronte Big Brother, të nesërmen do të shkonte në Shkodër, tek varri i babait të tij.
https://www.instagram.com/reel/Cr7-jvNrZJS/?utm_source=ig_web_copy_link