Fshati Gomsiqe, edhe pse vetëm pak km larg qëndrës së Vau Dejës është harruar nga shteti. Kjo ka sjellë edhe braktisjen e këtij fshati për shkak të mungesës së infrastrukturës, shërbimit shëndetësorë dhe arsimorë.

Pikërisht përballë kësaj sfide, banorët i kanë kërkuar kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Zef Hila, që emergjente për zonën është rikonstruksioni i rrugës që lidh këtë fshat me qëndrën e bashkisë Vau Dejës
Kandidati Zef Hila ka garantuar se ndërhyrja në këtë rrugë është pjesë e planit emergjent për zgjidhjen e problemeve në bashkinë Vau Dejës

Gjithashtu në vëmendjen e bashkisë, do të jetë edhe arsimi, shëndësia, dhe ndihma ndaj familjeve në nevojë, deklaroi kandidati Zef Hila ne takimin me banoret e fshatit Gomsiqe