Me banorët e Rrethinave. Në një komunitet të madh ku problemet e infrastrukturës janë shqetësuese. Shkolla e mesme mungon në këtë zonë, ndërsa uji i pijshëm ka cilësi për tu përdorur për vaditje, por jo konsum familjar. Mbeturinat, mungesa e transportit publik … është e gjatë.

Çfarë mund të bëjë bashkia me burimet e veta për këto shqetësime?

Shumë më tepër sesa sot:
– Mund dhe duhet të kemi një qytet dhe fshatra shumë më të pastër se sa kemi sot.
– Mund dhe duhet të kemi një kontroll më të mirë të territorit dhe të hapësirave publike.
– Mund dhe do të kemi një transport publik që mbulon gjithë qytetin dhe fshatrat më të mëdhenj që të jenë praktikisht pjesë e qytetit.

– Mund dhe do të kemi një rrjet të mbrojtur të korsive të biçikletave.
– Mund dhe do të kemi trotuare të çliruara, të investuara e të mirëmbajtura.
– Mund dhe do të kemi rrugë të fshatrave të investuar e të mirëmbajtura.
– Mund dhe do të kemi shkolla të pastra, të ngrohta, të mirëmbajtura dhe terrene shkollore sportive të përshtatshme.

– Mund dhe do të kemi lagje të pastra, të sigurta e të ndriçuara.
– Mund dhe do të kemi shërbim më cilësor në shërbimin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.