Një akt shumë i rëndë kriminal, një ngjarje që na ka tronditur tej mase. Shpërthimi i tritolit në automjetin e kryetarit të PD Vau Dejës Bernard Ndreca, është një sulm që na bëhet të gjithëve.
I kërkoj organeve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje që ka porositës dhe ekzekutor.
Përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar, pasi askush nuk mund të ndalë vrullin e madh të ndryshimit. Të tilla skenare vetëm i bëjnë qytetarët dhe demokratët më të fortë dhe të vendosur në betejën e 14 Majit , që do të sjellë ndryshimin e shumëpritur.