Deputetja Greta Bardeli tha se ky ishte një sulm ndaj frymës së demokratëve në Shkodër.
‘Kjo ngjarje zgjoi të gjithë banorët e Vaut të Dejës. Kjo ka vetëm një emër të atyre që kërkojnë të godasin frymën e demokratëve në Shkodër. OSBE-ODIHR të jetë në Shkodër, këto nuk janë aspak shenja të mira.
I bëj thirrje të gjithë strukturave të policisë së shtetit të zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje. Demokratët nuk frikësohen. Sot jemi më të bashkuar se kurrë.’- u shpreh Bardeli.