Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas shpërthimit me tritol ndaj kryetarit të PD-së në Bashkinë e Vaut të Dejës. Begaj e dënon me forcë këtë akt dhune duke theksuar se dënon çdo veprim të tillë ndaj individëve dhe aktivistëve politikë. Ai kërkon që të vihet sa më shpejt para ligjit personat përkatës.
Reagim i Presidentit:
Mësova me shqetësim mbi vendosjen e një sasie eksplozivi në automjetin në pronësi të Z.Bernard Ndreca, në Laç, Vau i Dejës. Dënoj me forcë aktet e dhunës ndaj cdo individi e ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu. Nxis institucionet përgjegjëse të identifikojnë e të vendosin para ligjit personat përgjegjës.