Një atentat me tritol është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Vaun e Dejës. Objektiv ka qenë kreu i Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca.
Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 07:10 në fshatin Paçam pranë banesës së Ndrecës. Sasia e tritolit u vu në pjesën e përparme të makinës ndërsa shpërthimi ka ndodhur në momentin që Benard Ndreca ka hipur në mjetin e tij tip ‘Audi’.
Si pasojë e shpërthimit, nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale. Një pistë për autorët, mund të jetë posti i tij politik në prag të zgjedhjeve vendore.