Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me Ilirjan Celibashin për kandidatët e 14 majit. Takimi në zyrat e KQZ vjen ditën kur Celibashi do të nisë miratimin e kandidatëve për kryebashkiakë të propozuar nga partitë politike.
Ndërkohë një ditë më parë shefja e diplomacisë amerikane bëri deklarata të forta duke thënë se shqiptarët meritojnë kandidatë të pastër dhe me integritet dhe partitë politike duhet të kujdesen për këtë.