Tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë si pasojë e një sherri të ndodhur në Laprakë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se autor i ngjarja është një 40-vjeçar.

I riu ka qëlluar me thikë tre persona që ndodheshin në një lokal dhe i ka lënë të plagosur. Të tre janë dërguar në spitalin e Traumës dhe nuk bëhen me dije detaje në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Më datë 03.04.2023, në Laprakë, në një lokal, shtetasi E. M., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Për gjendjen shëndetsore të të dëmtuarve dhe kapjen e autorit, do të kemi njoftim vijues.