Artisti shumedimensional Frederik Ndoci ka reaguar ne nje postim te Tv1 Channel, me nje koment ku shpreh qendrimin e tij per zgjedhjet vendore te 14 Majit.
Komenti i Frederik Ndoci:
Gjithçka me perspektivë pozitive në shumanshmëri. Shkodra dhe njerezit që kanë të drejtën e votës, nëse nuk e votojnë Benet Becin, nuk fitojnë asgjë në stoicizmin moçalor që e ka kapluar.
Zgjuarësi është të jesh i zgjuar dhe të kuptosh se çfarë humb kur nuk ke çfarë humb më shumë që dëshirat për të kundërshtuar të ardhmen tande barazohen me krenarinë don kishoteske të stoicizmit me kenë komunist i ndershëm dhe komunist stoik. Me sa di un Rama, nuk ka kenë komunist pavarësisht se sot është lideri i një grupi që ndryshon nga grupi që mendon se ish- komunisti (që shpartalloi PD-në dhe tashma i shpartalluar) që kur iu ba thirrja, lëshoi përdhe teserën vetëm kur i bëri thirrje partia dhe jo se ia tha mendja dhe zemra ndonjëherë, ai s’do ta bënte kurrë po të mos i jepte urdhër Ramizi. Korrupsioni nuk mund të vlerësohet vetëm nga opozita. USA e ka nji arësye që jep urdhëra gjyqësor për shpallje “non grata”. Unë due ma shumë Shkodrën se sa gjith grup- politikat. Sot për sot vlerësoj grupin që Shkodra nuk e pat shans (që prej viteve 1990) me e kuptu se si do të lulëzonte nëse dikush do ta shpjegonte se çfarë është rotacioni i domosdoshëm demokratik dhe se këmbëngulja e nji grupi njerëzish për me kenë qytet pd-ist, bën që sot të krahasohet Shkodra nga ana e zhvillimit për 30 vjet, me Gramshin ose me Rrëshenin, që janë sa nji lagje e Shkodrës.
As nuk ma ndjen që gjysma e shkodranëve, përfshi edhe babën tem që asht i sëmurë me sëmundjen patalogjike militant- vazhdimësi e luftës së klasave, do më kritikojnë.
Unë due vendlindjen dhe kushdo që ka dëshira që të bëjë diçka ma shumë se tërë vitet opozitë që arriti zhvillimi mikroskopik që bani Shkodra dhe individi me buxhetin e vet personal, imagjino të kishte mbështetje si Vlora, si Durresi, si Korça etj.
Merrni dhe krahasoni Kavajën demokrate dhe Kavajën e zhvilluar tash 10 vite që provoi rotacionin demokratik. Në emër të ardhmërisë për Shkodrën.