Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar që të gjithë anëtarët e PD-së të bëjnë fushatë në terren dhe të lënë mënjanë ekranet. Në një postim në Facebook, Berisha ka dhënë kështu udhëzimet për deputetët dhe kandidatët.

“T’i lëmë ekranet! Ato janë të akullta, janë të ftohta, janë me distancë nga qytetarët! Shtrëngimi i duarve, biseda, vizita e shkurtër, takimi me 3-4 vetë tek shkallët, në shesh të pallatit, në kafene, kjo është mënyra për të bërë gjithçka që të ndërgjegjësojmë çdo qytetar, se hajdutët nuk votohen. Edi Rama është i tmerruar! Opozita do të marrë pjesë dhe do ti fitojë në zgjedhje! Por natyrisht ai do të jetë përgjegjës për gjithçka po bën. Strukturat tona do të jenë të gjitha nga mëngjesi deri në darkë në këtë betejë jetike për Tiranën dhe Shqipërinë’, tha kreu i PD-së Sali Berisha gjatë takimit me kryesinë e partisë. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të ndërgjegjësuar qytetarët se hajdutët nuk votohen!”- shkruan Berisha.