Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur me kohën e vuajtjes së dënimit në burg të Safet Bajrit. I ftuar sonte në emisionin “Të paekspozuarit”, Artan Hoxha tha se Safet Bajri ka ndarë qelinë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Por bashkë me ta duket se ka qenë edhe ai ashtuquajturi “Escobari i Ballkanit”, Klemend Balili.

“Safet Bajri ka qenë në qeli me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, me Klemend Balilin. Kanë qenë edhe në burgun e Fierit, edhe në Kosovë të lushnjes. Ai nëse del nga Shqipëria mund të arrestohet nga regjimi belg,”-tha Artan Hoxha. .