Bashkëshorti i Diana Bahcja, nënës lehonë e cila u lirua 8 ditë pas arrestimit është shprehur falënderues për vendimin e gjykatës. Ai u shpreh për mediat se as ai dhe as gruaja e tij nuk ishin në dijeni të gjobës.
Naim Bahcja shtoi se gruaja e tij nuk e takon fëmijën e parë dhe kjo për shkak se nuk e lejon ish-bashkëshorti.
‘Falënderoj të gjithë që ja dhanë të drejtën e lirisë. Nuk isha në dijeni të gjobës, as unë as ajo. Polici erdhi pa armë, pa asgjë. Diana nuk e takon fëmijën e parë, nuk e ka lënë ish burri. Më parë e ka kërkonte, tani jo.’- tha Naim Bahcja.