Dhunimi i kafshëve dhe keqtrajtimi i tyre vijojnë të jenë problematika tepër shqetësuese në vendin tonë.
Mbrëmjen e sotme një grua në Tiranë raportohet të ketë hedhur qenin e saj nga kati i gjashtë i pallatit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Freskut pranë Teleferikut.
Fqinjët e saj të tmerruar kanë dokumentuar ngjarjen e rëndë dhe kërkojnë reagimin e Policisë së Shtetit sa më parë të jetë e mundur. Sipas tyre fatmirësisht qeni është gjallë por ka dëmtime të shumta në trup.
Shpresojmë që Policia e Shtetit të reagojë sa më parë dhe të marrë masa ndaj qytetarëve të tillë që keqtrajtojnë dhe dhunojnë kafshët e tyre shtëpiake dhe jo vetëm.