Motrat Stigmatine drejtojnë një rezidencë për të moshuar që është hapur në Shkodër në fund të vitit 2021. Kjo qendër model e standardeve të larta është konceptuar për të ofruar shërbime rehabilituese ditore dhe rezidenciale për moshën e tretë. Motër Dukatja më shoqëroi në këtë vizitë e më tregoi me detaje mjediset e brendshme dhe të jashtme.

Ajo më shpjegoi se shërbimi i fizioterapisë do të jetë në funksion të komunitetit për moshat e treta sipas nevojës. Ambicia që ato kanë është vënia në zbatim e projektit të hapjes së një Qendre Rehabilitimi Hidroterapeutike në Shkodër.

Kjo qendër më la përshtypje shumë të mira, por ajo që dua të veçoj është motër Dukatja si përfaqësuese e këtij misioni. Kafja që pimë bashkë, shërbeu për të më treguar me shumë pasion synimet që ajo ka.Dëshira e madhe dhe përpjekjet konkrete që kjo rezidencë të jetë hapësira e pushimit shpirtëror dhe fizik për të moshuarit janë puna e tyre e përditshme.E këtë kanë zgjedhur ta bëjnë në Shirokë! Faleminderit për pritjen e ngrohtë e mirënjohje të thellë për gjithë sa bëni në të mirë të komunitetit.