Rini e talentuar dhe me ide inovative për të cilat Shkodra dhe Shqipëria ka aq shumë nevojë! Nxënësit e shkollave të Shkodrës janë krenari e qytetit dhe një potencial që premton aq shumë për të ardhmen e vendit.

Prita me kënaqësi në një takim nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit “Oso Kuka” të cilët më prezantuan projektin e realizuar prej tyre, “Shkodra drejt një qyteti fotovoltaik”. Ajo që cilësohet si e ardhmja e prodhimit të energjisë së pastër e të rinovueshme, është konceptuar më së miri për t’u zbatuar në qytet prej këtyre të rinjve. Duke i përgëzuar për punën e bërë i ftova të vazhdojnë të na ofrojnë projekte të tilla, që të punojmë së bashku për t’i bërë të zbatueshme në një të ardhme sa më të afërt për Shkodrën.

Vizioni ynë dhe politika që po ndjekim është ajo e një qyteti smart & green dhe që adapton modelet më të mira evropiane.