Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se prokurorimet publike nuk do të jenë më në duart e zyrtarëve, siç ka ndodhur deri më sot. Në një konferencë për shtyp me diplomatin e lartë, Josep Borrell, Rama tha se po hartohet një reformë e re që do tu heqë zyrtarëve prokurimet nga duart.

“Po përgatisim një reformë që do të përmbysë tërësisht sistemin e prokurimeve publike, heqja e prokurimeve nga duart e institucioneve është objektivi ynë. Për këtë po bashkëpunojmë me agjensinë e kombeve të bashkuara. Nuk do të ketë më zyrtarë që do të kenë ndërhyrje tek prokurorimet publike,”- tha Rama.

Ky njoftim bëhet nga kryeministri në një kohë kur kryebashkiakët socialistë po vihen një nga një na pranga për shkak të abuzimeve me tenderat. Vetëm një ditë më parë u arrestua kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla.