Zbulohet procesverbali i mbajtur për arrestimin dhe dërgimin në burg të nënës lehonë, Diana Bahçja. Në dokumentin e firmosur nga vetë e reja më datë 7 mars të vitit 2023, shënohet se OPGJ-ja (oficeri i Policisë Gjyqësore) ka vendosur që edhe pse 27-vjeçarja ka pasur një foshnjë të porsalindur për të cilin duhet që të kujdesej. Por në dokument bie në sy fakti që Diana ka firmos edhe vetë dokumentin, ndoshta dhe pa e ditur çfarë ishte, ose e shtyrë për të përfunduar procedurën, pa e ditur ndoshta që ligji e mbronte për shkak të gjendjes së saj.

Zëvendësimin e dënimit me gjobë prej 250 000 lekë dhënë me vendimin nr.1054 me burgim për të dënuarën Diana Kolaveri (Hoshi).

-Vuajtja e dënimin fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi
-Shpenzimet në vlerën 3150 në ngarkim të të dënuarit.
-Sipas nenit 34/9, e dëuna Diana Kolaveri duhet që të vuajë 1 muaj e 20 ditë burgim.

Çfarë ka ndodhur? Diana Bahçja ishte dënuar nga gjykata me gjobë, pasi pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën. Ky pretendim mohohet nga Diana që deklaron se ish-burri e dhunonte. Por çudia ka ndodhur me vendimin e gjykatës. 3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertonte dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të porsalindur.

Pa asnjë dijeni ajo u arrestua dhe ndodhet në burg, edhe pse ligji bën një tjetër parashtrim për rastin e saj. Diana Bahçja përfiton nga ligji dhe Kodi Penal, që parashikon shumë qartë se në rastin kur nëna është shtatzënë ose ka fëmijën nën 1 vjeç, atëherë ekzekutimi i vendimit për dënim edhe në rast se është i drejtë, do të duhet të shtyhet derisa bebi të mbushë 1 vjeç. Kjo në rastin e saj nuk ka ndodhur. Nëna është në burg ndërsa për fëmijën që ka nevojë urgjente dhe të pajustifikuar për nënë, është duke u kujdesur i shoqi, Naim Bahçja bashkë me mbesën e tij 11-vjeçare. E dënuara Diana Bahçja është nga Burreli ndërsa edhe ish-bashkëshorti i saj që e ka denoncuar për braktisjen e fëmijës së parë disa vite pas divorcit është nga Burreli, denoncim që e ka bërë pasi Diana është martuar për herë të dytë në Shkodër./Dosja.al