Arselda Hysejni është 23 vjeçe. Në tetor 2021 ajo është rregjistruar në Zyrën e Punës Shkodër dhe ka aplikuar për programin e vetpunësimit, në dhjetor të atij viti u shpall fituese. Me 22 janar 2022 regjistoi biznesin e saj, si fituese e grantit, një hostel në Shirokë. Gjatë gjithë vitit 2022 Arselda është asistuar nga Zyra e Punës.
Teksa në godinën e hostelit të saj vijojnë punimet që gjithçka të jetë siç Arselda e ka menduar, ajo punon në zonë duke menaxhuar dy hostele të tjera dhe duke asistuar të gjithë banorët e interesuar për turizmin.
Dikë me anglisht, dikë me menaxhimin e faqes në booking, ajo është plot energji, gati për të thënë fjalën e mirë e për të pritur vizitorët me buzëqeshje.
Ajo është shembulli frymëzues i një vajze që me të mbaruar studimet e larta, ka kërkuar për punë dhe s’i ka thënë jo mundësive, përkundrazi synon të krijojë të reja. Arselda ka besim se vizitorët në Shirokë do të jenë gjithnjë e më të shumtë, e shërbimi gjithnjë në përmirësim. Këtë besim, ajo e ka kthyer në planin konkret të punës së saj.
Comments are closed.