Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Vau i Dejës, Zef Hila në fjalën e tij para mbështetësve u ndal te abuzimet e bashkisë me taksat e qytetarëve.
Gjatë prezantimit të tij nga kryetari i PD, Sali Berisha, Hila denoncoi tenderat korruptivë të bashkisë Vau i Dejës.
Ai tha se rasti më flagrant i zhvatjes së taksave të qytetarëve është një tender për hartim projektësh ku brenda tre ditëve janë zhvatur 100 milionë lekë.
“Si mundet që vetëm për një tender për hartim projektesh, pa patur asnjë projekt, brenda tre ditësh grabisin 100 mln lekë nga taksat e qytetarëve. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Çfarë ka ndodhur me këtë tender, grabitën 100 mln lekë për tre ditë. Hidhet në tender rikonstruksioni i kopshtit në Bushat, ku thuhet që ky kopsht që këtij kopshti i është bërë rikonstruksion në vitin 2011, kur kopshti është ndërtuar i ri në vitin 2013. Hidhet një tender për një urë. Dhe ura që ishte në bashkinë Vau i Dejës del në bashkinë e Roskovecit. Aty janë taksat tona. Që nga momenti kur ne kemi ikur prej aty taksat janë rritur mbi 40%”, tha ai.
Hila denoncoi edhe punonjës të Policisë së Shtetit dhe ata të OSHEE se zhvatin dhe gjobitin padrejtësisht qytetarët dhe bizneset.
“Kam edhe një mesazh për punonjësit e Policisë së Shtetit për detyrën e tyre shumë fisnike, e kam për drejtuesit e policisë në qarkun Shkodër, kam shumë ankesa nga qytetarët, punonjës të policisë shfaqen në dyert e biznesit duke grabitur qytetarët. Kjo thirrje le t’i shërbejë punonjësve të policisë. Ata marrin pagën nga taksat e qytetarëve dhe punëdhënësit e tyre janë taksapaguesit shqiptarë. Ne do të jemi të gjithë bashkë dhe çdo problem do t’u kushtojë shumë më shumë secc mund ta mendojnë. Banda e OSHEE është një bandë e mirëorganizuar, shfaqet në dyert e biznesit, në dyert e familjarëve, aq më keq të atyre familjeve që jetojnë prej vitesh në emigrim. Mirë se ato kanë braktisur vendin, por po gjobiten pa qenë këtu. Ne do të kemi zyrat tona elektorale, shtabin tonë elektoral që do të përballen çdo ditë të gjitha problemet që do të kenë qytetarët e Vaut të Dejës”, theksoi Hila.
Zef Hila përcolli një apel të drejtpërdrejtë për mbështetësit, simpatizantët dhe qytetarët e bashkisë Vau i Dejës.
“Ju bëj thirrje që në datën 14 të jemi të gjithë bashkë si përherë. Opozita në bashkinë Vau i Dejës është një model i vërtetë”.
© SYRI.net
Comments are closed.