Celibashi: Jemi këtu edhe pasi KAS rrëzoi ankesën, fjala është për palët pjesëmarrëse. Pikë së pari nëse keni ndonjë deklarim për plotësim e asaj që iu kërkua.
Sefa: Të njëjtën copë letër, duam të dimë dhe mendimin e komisionerit, siç është rregulli si e do edhe zakoni në KQZ. Të dërgohet projektvendimi për të marrë mendimin.
Celibashi: Është një projektvendim, për rastin e LSHK administrata ka bërë rekomandim. Në rastin e PD nuk ka një propozim të tillë. Në fund të fundit ne do iu dëgjojmë dhe do të vendosim. Komisioneri jep vendimin pas shqyrtimit të projektvendimit për vetë natyrën e çështjes.
Sefa: Përsëri kërkesë proceduriale, iu kanë ardhur 2 kërkesa të ndryshme, jeni referuar në mënyrë të gabuar, unë jam përfaqësues i PD së Shqipërisë, dua të rregullohet në mënyrë imediate. Janë dy kërkesa me 2 subjekte të ndryshme, por kërkesa duhet që të jetë e veçantë. Kërkoj që të disponohen në dosje shkresat e protokollit…
Comments are closed.