Marrëdhënia jashtë e Efit dhe Luizit është mjaft e mirë, të paktën këtë tregojnë rrjetet sociale. Së fundmi, shoqja e Luizit, e cila menaxhon llogarinë zyrtare në Instagram të këngëtarit, nuk është ndikuar aspak nga përpjekjet e produksionit për të krisur miqësinë e ish-konkurrentes së “Për’puthen” me Luizin.

Sot Efi feston ditëlindjen dhe një ndër urimet e para për ish-banoren e “Big Brother Vip” ka qenë pikërisht nga Instagram-i i Luizit.

Duke përdorur fjalën që Luizi i thoshte shpesh, “Shefja e Diplomacisë”, personi që menaxhon llogarinë e këngëtarit në rrjetin social, i uron në emër të tij Efit “lumturi dhe emocione të mira.”