Të dashur banorë të bashkisë së Vaut të Dejës, vëllezër dhe motra, zonja e zotërinjë!

Përshëndetjet më të përzemërta për ju sot në këtë sallë, dhe banorëve të kësaj bashkie, kudo që ndodhen në territorin e saj, Shkodër, Shqipëri, emigracion e kudo që janë. I dashur z. Zef Hila, deputeti i kësaj zone dhe kandidati për qytetar të parë të bashkisë së Vaut të Dejës, kryetari i ardhshëm i kësaj bashkie, i zgjedhur me votën tuaj.

I dashur kryetar Ndreca, zoti Ludovik, deputeti ynë, të dashur miq, të pranishëm në këtë takim, mirënjohje të pakufishme për këtë pritje të zjarrtë. Unë kam një nder të veçantë, kënaqësi të madhe të vij sot për të paraqitur para jush për kryetar të bashkisë së Vaut të Dejës., qytetar të parë të kësaj bashkie, njërin nga qeveritarët lokalë më të aftë, më të shkëlqyer që ka patur dhe ka PD. Njërin nga deputetët e saj më aktivë, avokat i juaj, i interesave tuaja në parlament, i palodhur dhe i pamposhtur.

Unë kam dekada bashkëpunimi me Zef Hilën dhe ajo ç’ka mund të ju them ju, ka qenë dhe është gjithnjë një drejtues, udhëheqës, menaxher, i suksesit, eficent, mbi të gjitha Zef Hila është njeriu që ju do ju, njeriu që zemra, shpirti ju rrah për ju. Njeri që e ndjen veten njërin prej jush dhe të detyruar pafundësisht ndaj jush.

Në këtë kontekst dorëzimi që ai i bën mandatit të deputetit për të ardhur, qëndruar dhe bashkëpunuar me ju, çdo ditë, çdo javë për të rikthyer bashkinë e Vaut të Dejës në shtëpinë tuaj të parë është një akt të cilin kam bindje, se çdo njëri prej jush dhe banorët e kësaj bashkie e vlerësojnë dhe meriton vlerësim të madh.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE