Një fëmijë 7-vjeçar është përplasur, afër xhamisë përtej urës së vjetër të Bunës në hyrje të Shkodrës.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia ndërsa i mituri u dërgua në spitalin rajonal dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.