Masakra e Don Boskos dyshohet se ka pasur shënjestër xhaxhain e Fatjon Muratit, Sahitin. Ky i fundit ka marrë 2 plumba në shpatull. Fatjon Murati pronari i lokalit ku ndodhi atentati me armë zjarri ku një grua mbeti e vrarë dhe 6 të tjerë u plagosën ishte në masën “arrest shtëpie”, por masa e sigurisë iu zbut dhe doli nga burgu. Burime për “Euronews”, Murati është larguar pak ditë më parë nga Shqipëria.
Sipas njoftimit të bluve rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit Fatjon Murati në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.
Si pasojë ka humbur jetën banakierja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit Sahit Murati 50 vjeç, Astrit Mera 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli, 55 vjeç. E po ashtu, është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.
Comments are closed.