Moti i keq ka sjellë pasoja e para. Pamjet që po shikoni vijnë nga Lezha ku shihet se blloku “11 janari” në lagjen ‘Beslidhja’ të Lezhës, është mbushur me ujë. Bllokimi i këtyre rrugëve ka sjellë dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe të këmbësorëve.

Gjithashtu raportohet se bllokimi i pusetave dhe pamundësia e kanaleve kulluese për të zvogëluar praninë e ujit, janë shkaqet kryesore të krijimit të kësaj situate. Shumë qytetarë janë mbyllur në banesa pasi e kanë të pamundur të udhëtojnë në këtë formë.

Moti është përkeqësuar në Shqipëri. Këtë pasdite janë rikthyer shirat dhe temperaturat e ulëta.