Task Forca Anti Kanabis në Shkopdër deklaroi sot se nga të dhënat, viti 2022 ka patur një shtim të rasteve të kultivimit e shitjes së lëndëve narkotike.

Konkretisht janë konstatuar 191 raste më shumë krahasuar me 2021.

Majlinda Angoni (prefekte e qarkut Shkodër): Në 2021, 102 raste të kultivimit të zbuluar 25% dhe janë referuar 111 persona, 79 autorë, 46 të arrestuar, 19 në kërkim. Në 2022 ishin 191 raste, krahasuar me 2021 kemi më shumë rrënjë në vitin 2022. 80% territorit i përket bashkisë Shkoder.

Janar-Shkurt 2023 asnjë rast.

Individë dhe grupe kriminale bëjnë përpjekje për gjetjen e rrugëve për kultivimin e bimëve narkotike për shtëpi bari përmes energjisë elektrike.

Është e nevojshme të punohet për sensibilizimin e publikut për pasojat që sjell droga duke përfshirë edhe indiferencën e qytetarëve. Bashkëpunim mes institucioneve për kontrollin e territorit. Kontrolle nga OSHEE për konsumin e energjisë elektrike me dhe pa kontratë dhe të njoftohet policia.

Ervin Hodaj drejtor i policisë vendore Shkodër: Kemi hapa konkrete për goditjen e kultivimit dhe trafikimin e kanabisit në mënyrë që të mos jemi në hartën e kuqe.

Një nga shqetësimet që kam hasur është përdorimi i kanabisit. Janë konstatuar 30 shpërndarës në afërsi të shkollave, mosha mesatare 22 dhe më i vogli 15. Kjo ndodh nga prania e lëndëve narkotike në vendet ku jetojmë. Shitet droga në shkolla e lokale për të nxjerrë fitime. Dhe këto fitime duhen për të paguar avokatin për t’i nxjerrë nga burgu. Duhet të kërkojmë një zgjidhje më të mirë dhe më afatgjatë. Duhet të thyejmë këtë cikël që ekziston në qarkun tonë për dhjetra vjet. Në 2022, 65 takime sensibilizuese, janë proceduar penalisht 7 inspektorë pyjesh dhe 19 punonjës të OSHEE.

Kapacitet e policisë janë të afta për të përballuar luftën ndaj drogës.

Për DEA-n amerikane që ka ardhur në Shqipëri nuk kam informacion.

Kërkohet nje qasje e re parandalimi i kultivimit. Jemi këtu për të gjetur zgjidhje të re duke përfshirë edhe moskontrollin e duhur të Dukagjinit.